Epidemia e gripit është për shumicën e zviceranëve sëmundja më e rrezikshme virale që mund t`i prekë në ambientin ku jetojnë. Por përkundër kësaj, shumica e tyre e refuzojnë mundësinë për të bërë vaksinimin e tyre si preventivë kundër gripit!
Këto të dhëna i ka nxjerrë në dritë sondazhi reprezentativ i quajtur “Barometri i gripit 2016”, i realizuar nga Instituti për hulumtimin e opinionit GFS Bern dhe ndërmarrja bioteknologjike e Zug-ut, Gilead, shkruan srf.ch.
Vaksinimin kundër sëmundjeve epidemike si tetanusi, Hapatiti C ose fruthi, një shumicë e të anketuarve e konsiderojnë të arsyeshëm, transmeton albinfo.ch. Por, vaksinimet më të refuzuara nga zviceranët janë ato për sëmundjet si Ebola, Zika ose HIV.
40 për qind e popullatës së Zvicrës aktualisht nuk është e vaksinuar nga asnjë sëmundje, njëri nga shkaqet është neglizhenca por në anën tjetër edhe skepticizmi ndaj vaksinimit që po përhapet sidomos te gratë e reja.