Zviceranët pëlqejnë kafen e tyre dhe konsumojn më shumë se 3 gota për një ditë .
Ata u renditën si të tretët pas Gjermanisë dhe Norvegjisë , në një rënditje ndërkombëtare të konsumatorëve të kafesë .
Zviceranët pinë jo më pak se 1,110 filxhan kafe në vit sipas renditjes së publikuar të hënën, shkruan SwissRadio, përcjell Albinfo.ch.
Mesatarja e Gjermanisë është 1.246 filxhanë për person ndërsa Norvegjezët 1.315.
Çmimi mesatar i një kafeje është 4.25 franga në pjesën gjermano folëse të Zvicrës.
Çmimi është më i lartë në Cyrih ndërsa Berni ende vazhdon të qëndroj si më i liri , ku një kafe kushton 4.10 franga .
Në pjesën francezo-folëse një kafe “ petit noir” është më e lira që mund të porosisni.