Frangu i fuqishëm që ka shënuar gjithë vitin e kaluar ka bërë që zviceranët të blejnë më shumë mallra te fqinjët, me çmime dukshëm më të ulëta. Kjo ka shtuar dukshëm punën e doganierëve në vendkalimet kufitare.
Sipas shifrave që ka publikuar Dogana e Zvicrës, ajo gjatë vitit të kaluar, në emrin e pagesave për doganë, ka marrë, 40 milionë franga, që është për 40 për qind më shumë se një vit më parë.
Po kështu rritje të madhe ka shënuar edhe numri i atyre që kanë provuar të kontrabandojnë mallra nga jashtë në Zvicër. Kanë qenë 20.000 “shopping-turistë” që nuk e kanë deklaruar vlerën e vërtetë të mallit të blerë jashtë vendit, që është për një të tretën më shumë se në vitin 2010.