Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 12,929 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 1879 në ditë, që është 22 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore është aktualisht 396.56.
BAG raporton 198 pranime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore e të cilave është 29 në ditë, trasnemton albinfo.ch. 678 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 17 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 47 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 16 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar, shkruan srf.ch.
BAG raporton 21 raste të reja të vdekjes nga Covid19 gjatë 7 ditëve të fundit. Mesatarja 7-ditore është 3 vdekje.