Me një vit të ri shkollor që fillon në gjysmën e dytë të gushtit, zyrtarët shëndetësorë u bëjnë thirrje kantoneve të vazhdojnë testet e shpeshta për studentët dhe mësuesit e pavaksinuar, transmeton albinfo.ch.
Kjo praktikë do të zbulonte dhe do të izolonte individët asimptomatikë dhe do të parandalonte shpërthime të reja.
“Me gjithë efektin e provuar të testeve të përsëritura, masa nuk është marrë ende në gjithë Zvicrën”, theksoi Ministria e Shëndetësisë.