Një person u shpëtua nga lumi i Rodonit, pranë Pont Butinit në Gjenevë, pasditen e djeshme.
Ai ishte pjesë e një grupi prej rreth 10 personash që ishin në lumë me anije.
Lumi po rridhte jashtëzakonisht shpejt për shkak të stuhisë së një dite më parë.
Anija u kap nga degët e pemëve dhe u tërhoq nën ujë.
U deshën 15 zjarrfikës për ta liruar atë, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet paralajmërojnë se të gjithë banorët duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet në lumenj dhe liqene.