Një shofer i Porsche-s po ballafaqohet me akuza, pasi që ka vozitur në një turmë protestuesish kundër ndryshimeve klimatike në Cyrih të shtunën.
Askush nuk u dëmtua seriozisht, por dëshmitarët thonë se duhej të hidheshin mënjanë, përcjell albinfo.ch.
Të paktën një person u godit dhe një trevjeçar duhej të largohej nga rruga.
Policia nuk po konfirmon identitetin e shoferit, por vendasit thonë se ai është një pronar 40-vjeçar i një kompanie të rekrutimit.
Policia e qytetit të Cyrihut thotë se shoferi po hetohet.