Tekstet shkollore në Zvicër e tregojnë vendin si homogjenisht të bardhë dhe nuk e trajtojnë sa duhet racizmin.
Ky është një përfundim i Komisionit Federal kundër Racizmit.
Komisioni thotë se ka pasur disa lëvizje në trajtimin e stereotipeve, por vetë çështja e racizmit nuk është parë ballë për ballë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ai shton se mësuesit thonë se i shohin librat të papërshtatshëm dhe se kanë nevojë për më shumë trajnim.
Komisioni rekomandon që racizmi duhet të jetë në kurrikulë dhe aftësitë e mësuesve duhet të përmirësohen.