Sasia e polenit të barit në ajër do të rritet gjatë ditëve në vijim.
Qendra Zvicerane e Alergjisë thotë se poleni i barit është shkaktari kryesor i etheve të barit – dhe lulëzimi do të zgjasë më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike.
Normalisht, sezoni i pikut të polenit të barit fillon nga mesi i majit, por ai fillon më herët këtë vit, shkruan albinfo.ch.
Qendra e Alergjisë thekson se lulëzimi i barit ka lëvizur nga maji në prill gjatë 40 vjetëve të fundit, duke reflektuar ngrohjen e klimës.
Ndryshimet klimatike do të thotë gjithashtu se bimët e reja alergjike, të tilla si pemët e ullirit dhe selvitë janë më të zakonshme.