43-vjeçari, i cili punoi për 10 vjet si polic në kantonin e Appenzell Ausserrhoden, u detyrua të largohej pasi gazeta zvicerane SonntagsBlick publikoi një raport ku thuhej se faqja e profilit të tij në Facebook ishte plot me përmbajtje neo-naziste.
Kjo përfshinte, sipas gazetës, mesazhin vijues në përvjetorin e 20 prillit, të lindjes së Adolf Hitlerit: “Një qiri për xhaxhain. Përshëndetje”.
Në atë mesazh, fjala gjermane për “përshëndetjet” u shkrua “GruSS”. Ss thuhej se përfaqësonin Waffen-SS të nazistëve, përcjell albinfo.ch.
Një zëdhënës i kompanisë së trenave kishte deklaruar më parë se SBB nuk toleronte sjelljen e punonjësve që ishin çnjerëzore apo raciste ose që nxisnin dhunën apo ekstremizmin.