Rreth 150 turistë mbetën të bllokuar në maje të malit Stanserhorn në Zvicër, dhe u desh të zbrisnin nga atje me ndihmën e helikopterit, pasi që teleferikët ku po qëndronin, u ndalën.
Siç raporton swissinfo.ch, incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme. Sipas operatorëve, incidenti ndodhi për shkak të një defekti teknik, përcjell albinfo.ch. Disa nga pasagjerët kishin arritur të dalin, por ata që ishin në maje të malit u desh të transportoheshin me tre helikopterë.
“Në asnjë moment nuk ka qenë në rrezik ndonjë prej tyre”, citohen të kenë thënë operatorët e teleferikëve.
Riparimet e kabinave janë caktuar të bëhen sot në mëngjes dhe pritet të rikthehen në shërbim pasdite.
Një rast i ngjashëm, siç shkruan swissinof.ch, ndodhi javë më parë në malin Niesen. Edhe në këtë rast ishte dashur ndërhyrja e helikopterit.