Autoritetet zvicerane kanë regjistruar një rritje të madhe të infeksioneve të reja të konfirmuara Covid, por situata në spitale është nën kontroll, përcjell albinfo.ch.
Sipas ekspertëve, supozohet se numri real i infeksioneve të reja, por jozyrtarisht, është shumë më i lartë.
Të martën, ministri i Brendshëm, Alain Berset, u tha gazetarëve se rritja e fundit e rasteve ishte e pritshme, por nuk kishte arsye për alarm, pasi situata në spitale ishte nën kontroll. Vetë Berset u testua pozitiv për Covid të mërkurën, sipas një deklarate të qeverisë.
Ai anuloi një vizitë të planifikuar në Nju-Jork për të marrë pjesë në një takim të një organi të Kombeve të Bashkuara dedikuar ekskluzivisht për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Qeveria zvicerane hoqi shumicën e kufizimeve shëndetësore të lidhura me Covid-in në fillim të shkurtit. Dy masat e mbetura – mbajtja e maskave higjienike në transportin publik dhe periudha pesëditore e izolimit për pacientët me Covid – do të hiqen në fund të marsit, përcjell tutje albinfo.ch.