Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 4560 raste të reja pozitive me koronavirus , të regjistruara në 24 orët e fundit
Mesatarja e infeksioneve të 7 ditëve të fundit është 5602 në ditë ose 24 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Trendi aktualisht është në rënie.
BAG raporton 142 vdekje nga covid-19, të regjistruara në 24 orët e fundit.
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit është 24.5 për qind, ndërsa numri mesatar i testimeve gjatë po kësaj periudhe ka qenë 25.634 teste në ditë ose 14 për qind më i ulët se java e kaluar.
Kantonet aktualisht raportojnë 3.966 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është në nivel të njëjtë me javën e kaluar.
Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur gjithsj 274,534 raste të konfirmuara laboratorike të infeksionit me virusin corona, ka njoftuar BAG të martën, përcjell albinfo.ch. Sipas BAG, numri i të vdekurve në lidhje me Covid-19 është rritur në 3300.