Posta zvicerane po humb para, pasi ne të gjithë po dërgojmë më pak letra – por një ide e Këshilltarit Federal, Albert Rösti, mund të jetë e diskutueshme.
Ai është kreu i Departamentit të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikacionit.
Rösti po propozon heqjen e posteve A dhe B dhe shkurtimin e dërgesave nga çdo ditë pune në vetëm 3 ditë në javë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Numri i letrave të trajtuara nga Posta ka ardhur në rënie të vazhdueshme që nga viti 2001 dhe kishte rënë me 40% në 20 vjetët e fundit.