Pas një tetori jashtëzakonisht të ngrohtë, me temperatura që tejkalojnë 20 gradë Celsius në shumë rajone, moti do të bëhet më i freskët javën e ardhshme, sipas meteorologut Roger Perret nga shërbimi i motit MeteoNews, përcjell albinfo.ch.
Por, përpara se temperaturat të bien, fundjava do të mbetet jashtëzakonisht e butë – 25 gradë Celsius në disa zona, parashikon Perret.
Nga mesi i javës, megjithatë, “temperaturat do të bien ndjeshëm”, ku dielli do t’u lërë vendin vranësirave dhe shiut. /Albinfo.ch