Pacientët me koronavirus të vendosur në njësitë e kujdesit intensiv në Zvicër gjatë valës së tretë ishin më të rinj se ata në dy shpërthimet e mëparshme.
Ata gjithashtu ishin më shpesh mbipeshë, sipas një studimi të ri nga Spitali Universitar i Cyrihut (USZ), i botuar në numrin e fundit të Swiss Medical Weekly, transmeton albinfo.ch.
“Dallimet në valën e tretë ndoshta varen kryesisht nga fushata e vaksinimit”, tha Matthias Hilty, autori kryesor i studimit.
Arsyeja për këtë gjetje është se “të moshuarit e vaksinuar mbrohen nga simptomat serioze të sëmundjes” dhe e zhvillojnë atë shumë më rrallë dhe rëndë sesa të rinjtë që nuk janë vaksinuar, tha ai.