Duke filluar nga sot, njerëzit e pavaksinuar do të duhet të paguajnë rreth 50 franga për t’u testuar në Zvicër.
Këshilli Federal fillimisht njoftoi se testet e paguara do të fillojnë më 1 tetor, por e zgjati afatin deri në datën 11 për t’u dhënë njerëzve më shumë kohë për t’u vaksinuar.
Presidenti zviceran Guy Parmelin tha se taksapaguesit e vaksinuar nuk duhet të paguajnë për testimin për ata që zgjedhin të mos i marrin vaksinat, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Nëse testimi do të qëndronte falas deri më 24 janar 2022 – data kur skadon kërkesa për certifikatën Covid – ato do t’i kushtonin qeverisë federale rreth 770 milionë franga.
Testet do të mbeten ende falas për njerëzit që kanë simptoma të koronavirusit dhe ata nën 16 vjeç.