Retë e tymit të cigareve në stacionet e trenave zviceranë, dalëngadalë po hiqen. Ose të paktën po zhvendosen, shkruan swissinfo.ch. Gjatë të martës, katër stacione në Zvicër u pajisën me zona të caktuara për pirjen e duhanit, përcjell albinfo.ch.
Planifikohet që në 1000 stacione të vendosen zona të tilla deri në tetor, dhe në gjithë vendin deri në vitin 2020.
Nga Unioni i Transportit Publik, citohen të kenë thënë se ky veprim ka për qëllim të zvogëlojë ndotjen dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit në stacione.
Siç raporton swissinfo.ch, Unioni e kishte hedhur poshtë kërkesën për ta ndaluar krejtësisht pirjen e duhanit nëpër stacione, sepse “nuk donte ta mërziste askënd”. Tashmë pirja e duhanit do të lejohet vetëm në zonat e parapara.
Stacionet e para që u pajisën me zonat e duhanit janë Burgdorf, Lyssach, Hindelbank dhe Schönbühl, të gjitha në kantonin e Bernës.