Edhe pse për ditën e sotme parashikohen reshje shiu rajonale, ato nuk do të hedhin ujë të mjaftueshëm për të luftuar thatësirën, sipas shërbimit zyrtar meteorologjik, MeteoSwiss, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, vala aktuale e të nxehtit do të rifillojë nesër dhe temperaturat pritet të “rriten ndjeshëm dhe të arrijnë një prag përvëlues të martën”, tha eksperti MeteoSwiss, Dean Gill.
Meteorologët parashikojnë se moti i nxehtë dhe i thatë do të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të gushtit.