Me zgjatjen e certifikatës Covid, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar një rritje të mprehtë të vaksinimeve në ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Për shembull, të hënën, kur kërkesa e re hyri në fuqi, 51,395 doza u administruan në Zvicër – 50 përqind më shumë se javën e kaluar.
Ndërkohë për tre ditë radhëzi, u dhan mbi 50 mijë vaksina.
Sidoqoftë, është e vështirë të dihet për momentin nëse kjo sinjalizon një prirje të qëndrueshme apo thjesht një rritje të përkohshme të numrave.