Janë njoftuar masa të reja për të rregulluar trafikun e shkaktuar nga mjetet e rënda të mallrave nga rrugët zvicerane.
Ministrja e Transportit Simonetta Sommaruga bëri këtë njoftim në një takim me grupin e Iniciativës Alpine gjatë fundjavës. Grupi, i cili u themelua 30 vjet më parë, synon të mbrojë rajonin alpin nga efektet negative të trafikut, përcjell albinfo.ch.
Shoqata ka bërë thirrje për përpjekje për të reduktuar emetimet e CO2 duke ndaluar kamionët me naftë të kalojnë Alpet që nga viti 2035.