Nën presionin e shitësve zviceranë, qeveria zvicerane duket e vendosur të shkurtojë kufirin pa doganë për artikujt e sjellë në vend, të blerë jashtë vendit.
Aktualisht, kufiri është vendosur në 300 CHF, që duket se do të përgjysmohet.
Është diskutuar më parë, por ish-këshilltari federal, Ueli Maurer, e quajti atë “mision të pamundur”, duke thënë se do të çonte në radhë të mëdha në pikat kufitare.
Por ministrja aktuale e Financave, Karin Keller-Sutter, duket e prirur ta rishikojë idenë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Por vlen të përmendet, kufiri vlen për çdo person në makinë – të çdo moshe. Pra, sigurohuni që t’i merrni fëmijët me vete!