Kufijtë e ozonit janë tejkaluar në të gjitha stacionet matëse në Zvicër vitin e kaluar. Në anën jugore të Alpeve, kjo vlen pjesërisht edhe për nivelet e grimcave të frymëmarrjes, shkruan Blick.
Vlerat kufi për ndotësit e tjerë të ajrit u respektuan në të gjitha stacionet, sipas Rrjetit Kombëtar të Vëzhgimit për Ndotjen e Ajrit dhe matjeve kantonale, siç njoftoi të hënën Zyra Federale për Mjedisin, përcjell albinfo.ch.
Cilësia e ajrit në Zvicër është përmirësuar ndjeshëm gjatë 30 vjetëve të fundit, teksa sipas njoftimit, suksese të mëdha janë arritur me ndotësit e ajrit dioksidi i squfurit, monoksidi i karbonit dhe me metalet e rënda si plumbi, zinku etj.