Konsumimi i substancave që krijojnë varësi, në katër vitet e fundit ka mbetur konstant. Duhanin e konsumon çdo i katërti zviceran ndërsa çdo i pesti pi alkool më shumë se normalja dhe çdo i 15-ti gjatë vitit të kaluar ka konsumuar së paku një herë drogë. Këto të dhëna i nxjerr një sondazh që Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) ka realizuar me 11 mijë persona, të pyetur për gjendjen e tyre sa i përket varshmërisë.
Përderisa për shumicën e kategorive të përmendura shifrat kanë mbetur konstante, rritje ka shënuar numri i atyre që pinë alkool deri në dehje ose ndryshe që bëjnë “konsumim eksesiv” të alkoolit. Çdo i dhjeti zviceran pi alkool çdo ditë.
Droga që konsumohet me së shumti është kanabisi: 6.7% të popullatës e kanë konsumuar atë së paku një herë gjatë vitit të kaluar. Ndërsa kokainë kanë konsumuar 0.5% të tyre, heroinë 0.1% etj.
Megjithatë BAG tërheq vërejtjen se shifrat sipas rregullit “duhet të jenë më të ulëta pasi që, deklarimet për konsumimin e drogës nuk janë gjithmonë reale dhe të sinqerta”.