Kinematë kanë më pak vizitorë deri më tani këtë vit, pasi frekuentimi është ulur me 12%.
Viti i kaluar ishte i mirë për kinematë me më shumë se 10 milionë hyrje – një rritje prej 20% e vitit 2022.
Por ky vit është shumë larg, sipas shifrave të Shoqatës ProCinema, transmeton albinfo.ch.
Shumë nga problemet duket se vijnë nga vetë Hollivudi. Së pari greva e shkrimtarëve kufizoi numrin e filmave të disponueshëm – por më pas filmat e publikuar kanë dështuar – si ‘The Fall Guy’ dhe ‘Mad Max: Furiosa’.
Shoqata Zvicerane e Filmit po ankohet gjithashtu për strategjitë e reja nga producentët, të cilët mund të shohin një film të madh që do të publikohet për transmetuesit vetëm pas disa javësh nga publikimi i tij në kinema.
Por mbetet i bindur se viti i ardhshëm do të jetë ndryshe.