Për arsye ende të paqarta, një person i panjohur ka kërcënuar me armë zjarri disa kalimtarë mbrëmjen e së enjtes, transmeton albinfo.ch.
Në Winterthur ZH, një burrë u arrestua mbrëmjen e së enjtes pasi kërcënoi kalimtarët me armë zjarri në rrugë. Sipas policisë kantonale të Cyrihut, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Raporti është marrë nga policia e qytetit Winterthur rreth orës 21:00. Në zonën Hulfteggstrasse, burri mësohet se ka mbajtur armën në dorë dhe ka kërcënuar verbalisht disa persona.
Gjatë kontrollit të mëpasshëm të shtëpisë, u sekuestruan disa armë.
Nuk dihet ende arsyeja se përse njeriu kërcënoi kalimtarët dhe është objekt i hetimeve që po vazhdojnë. Këto kryhen në bashkëpunim nga policia kantonale e Cyrihut dhe zyra e prokurorit publik Winterthur. /Albinfo.ch