Kandidati për deputet federal nga partia e ekstremit të djathtë SD (Schweizer Demokraten), Jonas Schneeberger nga Berna ka dalë në një fotografi që e tregon atë në ish kampin nazist të përqendrimit Büchenwald, ku ai, fare pranë krematoriumit bën përshëndetjen e Hitlerit, duke ngritur krahun lart.
Këtë material ia ka dorëzuar policisë një punëtor i qendrës përkujtimore të Buchenwaldit. “Autoritetet më kanë siguruar se do të marrin masat e duhura”, ka thënë ai për gazetën “SonntagsZeitung”.
Ndërkaq, vetë Schneebergerka deklaruar se pendohetpër gjestin e bërë. Ai, thjeshtë “është shtyrë nga shokët” ta bënte këtë.
Në Gjermani, prezantimi me simbolikën naziste konsiderohet si delikt zyrtar dhe mund të ndëshkohet me masë burgu deri në tre vjet.