Pas negociatava të gjata Zvicra dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje mbi taksimin e punëtorëve të zonave kufitare.
Punëtorët duhet të paguajnë më shumë taksa se tani në të ardhmen, në dy vendet. Kështu kantonet kufitare mund të përfitojnë nga më shumë të hyra se tani.
Informacionet për pagat e punonjësve kufitarë do të shkëmbehen në mënyrë elektronike, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja ka për qëllim të zëvendësojë atë të vitit 1974. Marrëveshja ende nuk është ratifikuar nga të dyja qeveritë dhe miratuar nga parlamentet e të dyja vendeve.