Megjithëse numri i rasteve të përditshme të Covid është rritur në Zvicër në tri javët e fundit, zyrtarët shëndetësorë thonë se ata nuk ishin tepër të shqetësuar, pasi shtrimet në spital të lidhura me koronavirus kanë mbetur të ulëta, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, shifrat e reja nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) tregojnë se pranimet e lidhura me Covid janë më shumë se dyfishuar në javë e fundit, nga 23 në 48.
Që qeveria të zbatojë masa të mëtejshme, zënia e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv nga pacientët me Covid duhet të kalojë 300 gjatë një periudhe 14-ditore.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, 712,668 persona janë infektuar në Zvicër, transmeton tutje albinfo.ch.