Meteorologët konfirmojnë se moti në Zvicër është “më i keq se normalja” për këtë periudhë të vitit. Edhe Rusia e Finlanda janë më të ngrohta tani.
Geraldine Zollinger nga Meteonews ia atribuon kushtet aktuale “rrymës dhe një bande erërash të forta, të cilat ndikojnë në ajrin e ftohtë” në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Fatkeqësisht për ata që kanë bërë plane për fundjavën e gjatë të Rrëshajave, nuk duket se temperaturat e ngrohta dhe rrezet e diellit mund të priten “gjatë gjysmës së dytë të muajit”, tha Zollinger.
Me fjalë të tjera, asnjë mot pranveror nuk është në horizont.