Tre vjet më parë, policia e Gjenevës ndaloi 50 vjeçarin Teodorin Obiang në aeroport, ndërsa po përgatitej për të transportuar makinat jashtë vendit. Policia thotë se dyshuan se makinat ishin pastrim parash.
Autoritetet e Gjenevës kanë konfirmuar se 25 supemakinat që i përkasin djalit të sunduesit të Guinesë Ekuatoriale do të dalin në ankand në shtator dhe të ardhurat do të dërgohen në programet sociale në vendin e varfër afrikan.
Makinat, të cilat përfshijnë Lamborgini, McLarens, Ferrari dhe një Koenigsegg, pritet të shiten për më shumë se 13 milion franga, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar një gjykatë e Gjenevës kundërshtoi argumentin se makinat ishin automjete zyrtare qeveritare.