Në prezencë të një numri të madh kuvendarësh, përfaqësuesish dhe imamë të xhamive shqiptare nga e gjithë Zvicra, zyrtarisht u realizua bashkimi i dy subjekteve fetare islame në një të vetëm.
Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Mehas ef. Alia dhe Fehim ef. Abazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër, nënshkruan aktin e bashkimit të dy subjekteve fetare në një.
E gjithë kjo ngjarje u zhvillua në Xhaminë shqiptare të Regensdorfit në Zvicër.
