Në Zvicër, rreth 1.7 milion njerëz vuajnë nga çrregullimet e gjumit, një problem që rëndon jo vetëm në shëndet, por edhe në financat e vendit. Sipas një studimi evropian të cituar nga Rete Sonno Svizzera, kostoja totale që lidhet me pesë çrregullimet më të zakonshme arrin në 15 miliardë franga në vit. Pjesa më e madhe i atribuohet apnesë së gjumit, e cila vetëm gjeneron 8.6 miliardë në shpenzime, ndërsa pagjumësia përfaqëson 4.2.
Konfederata është vendi evropian me koston më të lartë për frymë për këto çrregullime, të cilat prekin kryesisht gratë dhe të moshuarit, por gjithnjë e më shumë edhe të rinjtë. Gjumi i pamjaftueshëm ose me cilësi të dobët rrit gjithashtu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, depresionit dhe demencës, të cilat janë përgjegjëse për 80% të kostove shëndetësore, shkruan RSI, transmeton albinfo.ch.
Rrjeti Zviceran i Gjumit, pra, bën thirrje për intensifikimin e ndërgjegjësimit, përmirësimin e identifikimit të hershëm të çrregullimeve dhe forcimin e koordinimit midis parandalimit, diagnozës dhe trajtimit.