Në dokument, grupi i transportit CH-Direct thotë se karta e udhëtimit, ose Abonamenti Gjeneral (GA) është shumë më e vlefshme se sa kushton krahasuar me opsionet e tjera të transportit publik në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Dokumenti vazhdon të rekomandojë që çmimi i kësaj kartele udhëtimi e cila mbahet nga pothuajse 500,000 banorë zviceranë, duhet të rritet për 10 për qind që nga dhjetori 2021.
Një kartë standarde e klasit të dytë tani kushton aktualisht 3,860 franga zvicerane. Nëse planet e CH zbatohen, çmimi i këtij abonamenti do të rritet në 4.250 franga, përcjell albinfo.ch.
Një zëdhënës i CH-Direct tha për Beobachter se “ende nuk është marrë asnjë vendim” për të rritur çmimin e kartelës së udhëtimit GA.