Shtimi i shumës për buxhetin e ushtrisë, për të cilin kanë vendosur ditë më parë të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës, i ka shtuar kokëçarje qeverisë.
Disa nga ministrat, rritjen e këtij buxheti nga katër në pesë miliardë franga, po e shohin si sulm indirekt drejtuar departamenteve të tyre. Këto të fundit, për pasojë do të goditen nga masat e kursimit, shkruan drs.ch.
Ky shtim i buxhetit të forcave të mbrojtjes nuk mund të llogaritet në planet e financimit të viteve 2013 dhe 2015, ka thënë presidentja e vendit Micheline Calmy-Rey.
Para saj, ministrja Widmer-Schlumpf kishte kërkuar ndërrimin e ligjit, sepse vetëm kështu do të mundësohej përfshirja e blerjes së aeroplanëve luftarakë në buxhetin e shtetit.