Vitin e kaluar, Santa (ose më saktë, Sammichlaus) mungonte kryesisht në festimet para Krishtlindjeve, i bllokuar nga pandemia Covid.
Këtë vit, megjithatë ai pritet të dalë sërish në fundjavën 3-6 dhjetor, që shënon festat tradicionale të Shën Nikollës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kantonet zvicerano-gjermane, ku këto festa janë të zakonshme, po gjejnë mënyra krijuese për të rifilluar traditën në mënyrë të sigurt.
Në këto rajone, për shembull, Sammichlaus do të vizitojë shtëpitë, shkollat dhe shtëpitë e të moshuarve në përputhje me rregullat 3G: Santas duhet të vaksinohen, rikuperohen ose testohen.