Në Zvicër edhe në të ardhmen do të ketë mundësi që azilkërkuesit e moshës së mitur të mbahen në burgun për dëbim, shkruan srf.ch.
Komisioni kompetent për politika shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ëështë shprehur kundër një inicative kantonale nga Kantoni i Gjenevës lidhur me këtë çështje, transmeton albinfo.ch. Iniciativa kërkonte që të ndalohej e ashtuquajtura burgosje administrative për azilkërkuesit me status të refuzuar, që janë më të rinj se 18 vjeç.
Komisioni në përgjigjen e tij ka theksuar se edhe sot në rastet e lehta, hiqet dorë nga dënimi me burg kur është fjala për këtë kategori.
Para kësaj, edhe Dhoma e Kantoneve ishte shprehur kundër iniciativës së përmendur, transmeton albinfo.ch. Në rast se tani edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit ndjek qëndrimin e komisionit të saj, që dmth e refuzon iniciativën e Kantonit të Gjenevës, atëherë kjo iniciativë hiqet nga rendi i ditës.