Zyrtarisht asnjë vdekje nuk është regjistruar për personat që udhëtojnë me autobus, tren, varkë, tramvaj dhe teleferik më 2021 në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur në raportin e publikuar nga Zyra Federale e Transportit.
Në raport theksohet se Zyra Federale e Transportit thekson se rreziku i humbjes së jetës në makinë është 68 herë më i madh se ai i udhëtimit me tren.
Ndërkohë për çiklistët është 782 herë më e lartë dhe për motoçiklistët madje 1776 herë.
Niveli i sigurisë është gjithashtu shumë i lartë në sektorin e teleferikut dhe lundrimit.
Zyra Federale e Transportit thekson se Zvicra është në krye të sigurisë ndërkombëtare në vendkalimet në nivel për shkak të numrit të vogël të ngjarjeve dhe lëndimeve personale. /Albinfo.ch