Sot është bërë e ditur nga autoritetet policore italiane se kanë arrestuar një shqiptar, i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.
Finalizimi i operacionit erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacionit investigativ dhe aktivitetit hetimor të kryer në territorin e Zvicrës.
Sipas raportit të lëshuar nga policia italiane, thuhet se shqiptari 45-vjeçar është arrestuar në Zvicër falë aktivizimit të rrjetit europian për gjetjen e kapjen e kriminelëve të kërkuar (Enfast -European Network of Fugitive Active Search Teams), përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane shkruajnë se operacioni per kapjen e shqiptarit, emri i të cilit ende nuk dihet, u bë e mundur falë projektit policor “Wanted III” dhe u ekzekutua nga skuadra operative e Policisë së Midenas në bashkëpunim me Policinë Federale të Konfederatës zvicerane (FEDPOL).
Duhet theksuar se rreth orës 11.00 të paradites së sotme në policinë e Modenas do të zbardhen detajet e këtij operacioni. /Albinfo.ch