Zvicra mund të shohë kthimin e normave negative të interesit pasi shifrat e inflacionit të prillit tregojnë një normë zero.
Normat e interesit janë aktualisht 0.25%, gjë që i lë pak hapësirë Bankës Kombëtare të Zvicrës për manovrim, transmeton albinfo.ch.
Normat e ulëta të interesit janë një problem pasi nxit çmimet e pronave dhe mbështet kompanitë të cilat ndoshta duhet të mbyllen.
Analistët presin që normat të ulen në zero në mbledhjen e ardhshme të bankës dhe norma negative mund të jetë e radhës.
Normat e ulëta të interesit po ndikojnë pak në fuqinë e frangut, i cili po nxitet nga ngjarjet globale.