Rreth 700 njerëz që kanë udhëtuar në Zvicër nga një vend me rrezik, kanë hyrë në vend pa ofruar test negativ, që nga hyrja në fuqi e testimit të detyrueshëm.
Në 20 për qind të rasteve, atyre u është shqiptuar një gjobë prej 200 frangash, raporton gazeta “Schweiz am Sonntag”.
Siç dihet, njerëzit që hyjnë në Zvicër me makinë, autobus ose tren nuk kontrollohen gjithmonë, sepse Administrata Federale e Doganave (EZW) kryen vetëm kontrolle të rastit (sipas mostrës).
EZW ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, se rreth 700 njerëz nuk kishin përmbushur detyrimin e pasjes së testit deri më tani.
Kontrollet zhvillohen “bazuara në rrezikun dhe në mënyrë sporadike”, transmeton albinfo.ch.
Si rregull, EWZ nuk lëshon gjoba nëse ajo dhe stafi i saj janë të pranishëm në një pikë kufitare dhe udhëtarët japin informacione të vërteta për qëllimin e udhëtimit të tyre.