Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 437 raste të reja që kishin rezultuar pozitive pas testimit për koronavirus, shrkuan srf.ch
Kjo e rrit mesataren e 7 ditëve në 415, që është për 2 përqind më shumë se në javën e kaluar.
Shkalla pozitive që rezulton mesatarisht nga testet e bëra në 7 ditët e fundit aktualisht është 3.9 për qind.
Mesatarisht gjatë shtatë ditëve të kaluara janë realizuar nga 12,154 teste në ditë, ose 7 për qind më pak se javën e kaluar, transmeto albinfo.ch.
BAG nuk raporton ndonjë të vdekur të ri nga koronavirusi. Numri i pranimeve në spital është 9 persona në ditë në 7 ditët e fundit, që është 12 për qind më pak se në javën e kaluar.
Zvicra aktualisht ka tejkaluar në 14 ditët e fundit, kufirin prej 60 infeksioneve të reja për 100,000 banorë, në nivel federal.