Shërbimi Federal i Inteligjencës thotë se po monitoron aktivitetet e 41 personave që i konsideron si kërcënim për sigurinë e vendit.
Në një deklaratë për SonntagsZeitung, shërbimi thotë se skena radikale islamike është zgjeruar në Zvicër vitet e fundit.
Ai shton se beson se kërcënimi më i mundshëm është një sulm nga një individ i vetëm kundër një objektivi të mbrojtur dobët, siç është një turmë apo pronë, përcjell albinfo.ch.
Por gjithashtu thekson se nuk ka asnjë provë për një kërcënim të mundshëm, momentalisht.