Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 2613 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për koronavirus në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve është tani 1466 raste në ditë ose 150 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Shkalla pozitive në një mesatare 7 ditore aktualisht është 11.1 përqind, transmeton albinfo.ch.
Kjo do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar për më shumë se dyfish.
Numri mesatar i testimeve në 7 ditët e fundit është 13,330 teste në ditë dhe kështu është rritur me 32 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG po ashtu ka raportuar 2 raste të reja vdekjeje.
Pranimet në spital në 7 ditët e fundit ditore janë 25 persona në ditë që është 131 për qind më shumë se në javën e kaluar.