Në Zvicër, deri më sot, 218 persona kanë rezultuar pozitivë për Sars-CoV-2 pavarësisht se kanë qenë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit, shkruan srf.ch.
Kjo është 0.12 për qind e të gjithë atyre që kanë rezultuar pozitivë që nga fundi i janarit, transmeton albinfo.ch. Për të njëjtën periudhë, që nga 27 janari 2021, gjithsej 185,010 raste me test pozitiv Sars-CoV-2 janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Këtë e ka konfurmuar BAG të shtunën për Agjensinë e lajmeveKeystone- SDA.
Për periudhën e regjistruar, kanë rezultuar pozitivë 205 njerëz të cilët kishin bërë vetëm vaksinimin e parë, të paktën 14 ditë më parë.
Sipas BAG, një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht nëse ka marrë të dyja dozat e vaksinimit dhe kanë kaluar 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë.