Ndonëse në brigjet italiane gjatë muajit maj kanë zbarkuar 3960 refugjatë, që është për 790 më shumë se në muajin paraprak, kjo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim sa i përket Zvicrës. Ajo vazhdon të mos jetë vend primar të cilit ia mësyjnë migrantët që vijnë në Evropë, thuhet në një komunikatë që sot e ka lëshuar Sekretariai Shtetëror për Migracion (SEM).
Megjithatë, në maj ka pasur 1 % më shumë refugjatë që kanë kërkuar azil në Zvicër, në krahasim me muajin prill. Por po u krahasua gjendja me majin e një viti më parë, gjatë majit 2018 janë regjistruar 1268 kërkesa, ose 12.6 më pak, shkruan albinfo.ch.
Në kreun e listës së azilkërkuesve vazhdojnë të jenë shtetasit e Eritresë, me 274 kërkesa. Pas tyre vijnë sirianët (114), afganët (91), gjerorgjianët (89) dhe algjerianët (81).
91 shtetas sirianë janë pranuar në kuadrin e programit për rivendosje të UNHCR-së, duke e rritur në 868 numrin e gjithmbarshëm të sirianëve që Zvicra ka strehuar deri në maj të vitit 2018.
Në shkallën e parë, SEM gjatë muajit maj ka zgjidhur 2341 kërkesa azili. Prej tyre 448 kanë marrë vendime negative, 614 vetave u është dhënë (njohur) azili ndërsa 709 të tjerë kanë marrë statusin e përkohshëm (Viza F).