Skuadra zvicerane Zurich ka larguar nga skuadra trajnerin Florent Malouda. Ai ishte futbollisti i njohur, derisa bëri bujë në Chelsea, duke luajtur për disa vite. Ish-futbollisti Chelseat ishte pjesë e stafit teknik dhe me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, klubi zviceran komunikoi largimin, përcjell albinfo.ch. “Nuk janë arritur pritshmëritë me Florent […]
Skuadra zvicerane Zurich ka larguar nga skuadra trajnerin Florent Malouda.
Ai ishte futbollisti i njohur, derisa bëri bujë në Chelsea, duke luajtur për disa vite.
Ish-futbollisti Chelseat ishte pjesë e stafit teknik dhe me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, klubi zviceran komunikoi largimin, përcjell albinfo.ch.
“Nuk janë arritur pritshmëritë me Florent Maloudan dhe ne i dëshirojmë atij fat dhe suksese në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin e FC Zurich.
Përgjigja e tij ishte epike. “Vërtetë. Nuk e dija”. Një përgjigje epike nga Malouda, pasi shkarkimi i tij vjen me një njoftim nga rrjetet sociale dhe jo përballë.
Malouda u bashkua me Zurichin si trajner vetëm në muajin shkurt dhe kishte detyrë trajnimin e sulmuesve të klubit dhe lojtarëve më të rinj.
Pjesë e Zurcihut janë edhe futbollistët shqiptarë: Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu.