Megjithëse shumë njerëz në Zvicër ëndërrojnë të kenë prona, realizimi i kësaj ëndrre nuk mund t’i bëjë ata domosdoshmërisht të lumtur, zbuloi një studim nga ekonomistët nga Universiteti i Bazelit, përcjell albinfo.ch.
Studiuesit hulumtuan ndikimin e pronësisë së shtëpisë në kënaqësinë e jetës dhe zbuluan se ndërsa blerja e shtëpisë së dikujt rrit ndjenjën e lumturisë, këto ndjenja përfundimisht pakësohen.
Arsyeja mund të jetë se blerësit nënvlerësojnë disa aspekte të pronësisë së shtëpisë, të cilat mund të përfshijnë përgjegjësi dhe kosto.