Parlamenti i Maqedonisë në Shkup, që pë herë të parë në histori udhëhiqet nga një shqiptar, votoi mbrëmë vonë për qeverinë e re të kryeministrit Zoran Zaev. Për qeverinë e re të Zaevit votuan 62 deputetë, 44 ishin kundër dhe pesë abstenuan.
Anëtarët e parlamentit votuan qeverinë e re, e cila përbëhet nga 26 ministra duke i dhënë fund krizës politike të vendit, e cila zgjati gati tre vjet.
Zoran Zaev premtoi se do të punojë me ndershmëri dhe përkushtim.
Ai theksoi se qëllimi i tyre është për të gjetur një zgjidhje edhe për emrin e vendit, e jo për të bllokuar procesin.
Zaev premtoi gjithashtu se qeveria e re do të jap një leksion për ekonominë në vend.
Qeveria e re në Maqedoni është formuar në përputhje me përbërjen e propozuar nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, BDI dhe Aleanca e Shqiptarëve, të cilët kanë shumicën e 62 deputetëve në Kuvendin 120-anëtarësh.
