Një nga gjyqtarët më të suksesshëm shqiptar padyshim është Bekim Zogaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Ai ka referuar shumë ndeshje ndërkombëtare në karrierën e tij si gjyqtar anësor, shkruan albinfo.ch.
Zogaj tashmë do të jetë një nga gjyqtarët e takimit miqësor mes ish-kampionëve të botës, Gjermanisë dhe Rusisë.
Gjyqtari kryesor për këtë ndeshje është caktuar zvicerani, Sandro Scharer, kurse gjyqtari tjetër anësor është Jean-Yves Wicht.
Për Zogaj kjo është edhe një ndeshje ndërkombëtare në karrierën e tij, pasi ka qenë gjyqtar në ndeshjet mes klubeve dhe shteteve në rang ndërkombëtar.